Macron “harron hallet” dhe i futet futbollit, në ekip me kampionët e botës Francë 1998

Nga A2 CNN
24 Prill 2024, 19:05 | Futboll

Presidenti francez Emmanuel Macron është bërë pjesë e një ndeshjeje bamirësie duke iu bashkuar legjendave të Francës që u shpallën kampion bote në vitin 1998.

Macron luajti së bashku me Didier Deschamps, kapitenin e asaj kohe të Francës, i cili sot është trajner i “gjelave”, ndërsa pjesë e ekipit ishin edhe Marcel Desailly apo edhe Christian Karembeu.

Presidenti francez la pas për disa orë problemet me të cilat është përfshirë bota, por edhe Franca për të ndihmuar sadopak në këtë ndeshje, të ardhurat e të cilës shkuan për bamirësi.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi