Sot luhet gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Italisë mes Atalantas dhe Fiorentinas në Bergamo. Vjollçët fituan minimalisht në ndeshjen e parë, megjithatë kualifikimi mbetet i hapur.
Skuadra e Gasperinit, pasi eliminoi Liverpoolin në Europa League, synon dhe do të luftojë fort dhe për trofeun e Kupës së Italisë.
Sa i përket organikës së dy skuadrave, bergamaskët do të luajnë pa Scalvini, ndërsa Fiorentina bënë llogaritë pa Belottin dhe Bonaventura, të dy të dëmtuar.
Gjysmëfinalja e kthimit mes Atalantas dhe Fiorentinas do të luhet sot në mbrëmje në orën 21:00. (A2 Televizion)