Arsenal ''turpëron'' Chelsea dhe merr kreun i vetëm

Nga A2 CNN
24 Prill 2024, 00:02 | Futboll

Arsenal ''turpëron'' Chelsea dhe merr kreun i

Arsenal nuk kishte mëshirë ndaj Chelsea pasi e turpëroi atë 5-0 në shtëpi. Topçinjtë ishin dominues në 90 minuta dhe nuk e ndalën ritmin.

Trossard që në minutën e katërt zhbllokoi rezultatin. Në këtë mënyrë nisi festivli i golave për ekipin e Artetës që ishte i etur për të fituar.

Goleada vijoji në pjesën e dytë, ku Arsenali shënoi dhe katër herë të tjera. Ben ëhite dy herë dhe pas tij Kai Havertz hipotekuan 3 pikë për skuadrën e topçinjve.

Një sukses që e mban në krye Arsenalin me 77 pikë, 3 më shumë se Liverpool por ekipi i Artetës ka një ndeshje me shumë ndërkohë City që mban vendin e tretë ka dy ndeshje më pak se rivalët dhe është në kuotën e 73 pikëve.

Gara për titullin mbetet e hapur në Premier League dhe me e bukur se kurrë!

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli