Kukësi befasia e madhe, përcaktohet finalja e Kupës së Shqipërisë

Nga A2 CNN
24 Prill 2024, 21:41 | Futboll

Kukësi befasia e madhe, përcaktohet finalja e Kupës së

Egnatia-Kukësi është finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë në këtë sezon. Bardheblutë e Tiranës kanë arritur të fitojnë minimalisht 1-0 ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit, por pa mundur të realizojnë përmbysjen e humbjes 2-0 në transfertë.

Goli i vetëm i sfidën u realizua nga Deliu që në minutën e 21 të pjesës së parë. Kryeqytetasit provuan gjatë gjithë takimit të realizonin edhe golin e dytë, por nuk ia dolën.

Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, 90 minutat e rregullta në Loro Boriçi mes Vllaznisë dhe Egnatias u mbyllën 1-0 në favor të shkodranëve dhe takimi shkoi në shtesë. Egnatia e nisi keq shtesën, pasi Albano Aleksi la të tijtë në inferioritet numerik, pasi mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 92. Megjithatë, në minutën e 103, Montenegro shënoi për Egnatian dhe i dhuroi në fund skuadrës së tij biletën e finales më datë 14 maj në “Air Albania”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos