Gol dhe asist ndaj Zenitit, Mirlind Daku “mesazh” të qartë Sylvinho-s për Euro 2024

Nga A2 CNN
24 Prill 2024, 21:31 | Futboll

Gol dhe asist ndaj Zenitit, Mirlind Daku “mesazh” të qartë

Mirlind Daku është duke kaluar një formë fantastike në Rusi. Sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë një gol dhe të dhurojë asist në ndeshjen e kësaj të mërkure që Rubin Kazan ka luajtur në transfertë ndaj Zenitit, ndeshje të cilën e ka fituar 0-2.

Daku ishte një prej emrave që mbeti jashtë listës së trajnerit Sylvinho për dy miqësoret ndaj Kilit dhe Suedisë, por që prej atij momenti, ai ka bindur në Rusi duke treguar se është një nga sulmuesit shqiptarë që po kalon një formë të shkëlqyer.

Deri tani në këtë sezon, Daku ka arritur të realizojë 6 gola në Rusi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos