Tirana nuk ia del, fiton, por në finale të Kupës shkon Kukësi

Nga A2 CNN
24 Prill 2024, 20:05 | Futboll

Tirana nuk ia del, fiton, por në finale të Kupës shkon

Bardheblutë e Tiranës kanë arritur të fitojnë minimalisht 1-0 ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit, por pa mundur të realizojnë përmbysjen e humbjes 2-0 në transfertë.

Goli i vetëm i sfidën u realizua nga Deliu që në minutën e 21 të pjesës së parë. Kryeqytetasit provuan gjatë gjithë takimit të realizonin edhe golin e dytë, por nuk ia dolën.

Tashmë, Kukësi, i cili është duke kaluar një periudhë të vështirë në Superiore, pasi mban vendin e fundit, do të luajë në finale të Kupës së Shqipërisë. Kundërshtari i verilindorëve ende nuk është përcaktuar pasi sfida tjetër mes Vllaznisë dhe Egnatias ka shkuar në shtesë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli