Mirel Josa bëhet me ekip

Nga A2 CNN
16 Janar 2025, 17:32 | Futboll

Mirel Josa bëhet me ekip

Klubi i futbollit Vëllaznimi ka nënshkruar një marrëveshje me trajnerin e njohur Mirel Josa, i cili do të udhëheqë skuadrën për sezonin. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit nga Gjakova.

Josa, i cili ka drejtuar ekipe të njohura si Laçi dhe Vllaznia, i është bashkuar skuadrës së Ligës së Parë pas një periudhe tek Besa. Trajneri i mirënjohur ka një eksperiencë të pasur në futbollin shqiptar dhe pritet të sjellë një vizion të ri dhe angazhim për përgatitjet e skuadrës për pjesën e dytë të kampionatit.

"Me kënaqësi ju njoftojmë se KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshjen me trajnerin Mirel Josa, i cili nga sot ka filluar detyrën si shef i shtabit teknik dhe do të udhëheqë ekipin përgatitor për sezonin pranveror", thuhet në njoftimin e klubit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos