Interi nuk ka shkuar dot më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi kundër Bologna, duke mbetur 3 pikë mbrapa Napolit kryesues, që ka luajtur një ndeshje më shumë sesa ekipi i Simone Inzaghit.
Skuadra e Italianos shënoi e para në minutën e 15 me Castro, ndërkohë që zikaltërit përmbysën po në pjesën e parë me Dumfries dhe Lautaro Martinez (19 dhe 45), shkruan A2.
Ndërkohë në pjesën e dytë, ishin miqtë ata që shënuan me Holm golin e barazimit.
Ky ishte barazimi i pestë i Interit në 19 ndeshje të luajtura në Serinë A.
Kristjan Asllani u aktivizua titullar në këtë ndeshje teksa qëndroi në fushë deri në minutën e 70, kur u zëvendësua nga Frattesi. (A2 Televizion)