Bayern Munich ka rikthyer avantazhin prej katër pikësh në krye të tabelës së Bundesligës, pasi mposhti Hoffenheimin me rezultatin e thellë 5-0 në "Allianz Arena", duke i dhënë fund serisë së pamposhtur prej 12 ndeshjesh të miqve në të gjitha garat.
Nën presionin e Bayer Leverkusen që ndjek nga afër, djemtë e Vincent Kompany nuk treguan shenja dobësie. Vetëm pas shtatë minutash lojë, Leroy Sané shënoi golin e parë me një goditje të fuqishme, pasi krosimi i tij fillestar u largua nga mbrojtja e Hoffenheimit.
Pesë minuta më pas, Harry Kane dhe Raphawl Guerreiro kombinuan bukur, i cili përfundoi me golin e portugezit, i cili shënoi për herë të parë që nga prilli. Kane shtoi emrin e tij në listën e realizuesve me një penallti, duke shënuar për herë të 27-të radhazi nga pika e bardhë për klubin dhe kombëtaren, shkruan A2 CNN.
Në pjesën e dytë, Mathys Tel, i përfolur për një transferim të mundshëm te Chelsea, dha asistimin për golin e dytë të Sané. Serge Gnabry shënoi golin e pestë, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes mike.
Hoffenheim nuk arriti të krijonte thuajse asnjë rast të rrezikshëm, ndërsa Bayerni dominoi totalisht, duke regjistruar fitoren e 13-të në 17 ndeshjet e fundit kundër këtij kundërshtari në shtëpi. Humbja e fundit e miqve i lë ata në zonën e rënies nga kategoria. (A2 Televizion)