Vllaznia dhe Elbasani kalojnë në shtesë, i bashkohen 6 ekipeve të tjera në Kupën e Shqipërisë

Nga A2 CNN
15 Janar 2025, 19:55 | Futboll

Vllaznia dhe Elbasani kalojnë në shtesë, i bashkohen 6 ekipeve

Vllaznia dhe Elbasani janë dy skuadrat e fundit që morën një biletë në 8 më të mirat e Kupës së Shqipërisë për këtë sezon.

Dy sfidat e fundit Vllaznia-Besa dhe Teuta-Elbasani u mbyllën pa gola në kohën e rregullt, ndërsa vendosën golat në shtesë për të siguruar biletat për më tej.

Më herët këtë të mërkurë, Dinamo fitoi me rezultatin e thellë 6-1 ndaj Erzenit, Egnatia triumfoi 4-0 ndaj Kastriotit, Skënderbeu mposhti minimalisht 1-0 Vorën, ndërsa Partizani-Apolonia u mbyll 2-0.

Këto ekipe do t’i bashkohen Bylisit me Laçin që arritën të kualifikohen një ditë më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos