Ernest Muçi nuk ndalet me spektaklin e tij në superligën turke. Këtë herë vëmendjen e kanë marrë driblimet e shqiptarit që janë vlerësuar dhe nga ekspertët e futbollit.
Edhe pse sulmuesi kuqezi nuk mundi të shënojë në derbin ndaj Gallastasay ku Besiktasi u mund minimalisht 0-1, ai u vlerësua si një ndër më të mirët në fushë.
Me klasin që e karakterizon në çdo ndeshje, Muci e nisi sfidën si titullar dhe në fund të 90 minutave mori notën 6.8.
Pas kësaj disfate, Besiktasi është në vendin e katërt me 46 pikë, ndërsa Gallatasary mbetet në krye me 75 pikë, 2 më shumë se Fenerbahçe e vendit të dytë. (A2 Televizion)