Në luftë për mbijetesë, Stavri Nica rikthehet tek Kukësi, e bindin lojtarët

Nga A2 CNN
17 Janar 2024, 16:40 | Futboll

Në luftë për mbijetesë, Stavri Nica rikthehet tek

Stavri Nica rikthehet tek Kukësi. Edhe pse trajneri durrsak dha dorëheqjen nga stoli i verilindorëve, diçka e tillë nuk është pranuar nga drejtuesit e klubit.

Burime brenda ekipit bëjnë me dije se ka qenë një kërkesë e futbollistëve që trajneri të rikthehet sërish në drejtimin e skuadrës.

Pas një bisede të gjatë dhe me stafin drejtues, Nica ka prezantuar kërkesat e tij në merkato pasi qëllimi është ndërtimi i një skuadre të denjë për elitë.

Pas shumë diskutimesh, Nica ka pranuar të kthehet dhe të rinis stërvitjen me djemtë për duelin me Egnatian këtë të të premte.

Aktualisht Kukësi është në kuotën e 19 pikëve në vendin e parafundit në klasifikim pas 19 javësh. Takimi më Egnatian kryesuese është këtë të premte në orën 13:30.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos