Plasin polemikat pas kualifikimit të Italisë në Europian, Ukraina akuzon UEFA-n: U realizua ëndrra e Ceferin!

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2023, 14:07 | Futboll
Plasin polemikat pas kualifikimit të Italisë në Europian, Ukraina
Momenti i penalltisë që pretendon Ukraina

Italia ka prerë një biletë për në Europianin e Gjermanisë mes shumë vështirësive. Në ndeshjen e fundit në grup kundër Ukrainës, "axurrëve" u duhej me patjetër një pikë, pasi humbja kualifikonte kundërshtarët dhe për fatin e mirë të besuarve të Spaletti-t, sfida u mbyll me rezultatin 0-0.

Për shkak të luftës, Ukraina që lunte si pritëse, e zhvilloi këtë ndeshje në Leverkusen të Gjermanisë. Pjesa e parë më shumë foli për Italinë, që në këto eliminatore u la në baltë nga trajneri Mancini, por nuk arriti të realizonte.

Ukraina zgjodhi ta bënte në fund të lojës dhe në shtesë pati polemika të mëdha. Cristante bëri një ndërhyrje të dyshimtë brenza zonës dhe Ukraina këmbënguli për penallti, por gjyqtari nuk e pa as në VAR.

Në fund ky episod, që mund të linte Italinë jashtë Europianit, la shumë zhgënjim te ukrainasit. Madje një e përditshme sportive shkruan se "ëndrra e Ceferin u realizua", pasi më herët presidenti i UEFA kishte deklaruar se "kualifikimi i Italisë në Europian është shumë i rëndësishëm".

Pas 8 ndeshjesh në grup, Italia u ngjit në kuotën e 14 pikëve në vendin e dytë, po aq sa Ukraina e vendit të tretë, por u kualifikua falë fitores në Milano në përballjen direkte.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni