Shënoi në La Liga, mbrojtësi kuqezi: Kështu e kisha ëndërruar

Nga A2 CNN
6 Tetor 2024, 19:05 | Futboll

Shënoi në La Liga, mbrojtësi kuqezi: Kështu e kisha

Marash Kumbulla është rikthyer ai i ditëve më të mira me Espanyol-in në La Liga, aty ku ka arritur të fitojë vendin e titullarit, madje ka gjetur edhe golin e parë.

Mbrojtësi kuqezi shënoi në ndeshjen e së shtunës golin e parë për ekipin e tij ndaj Mallorca-s. Kumbulla dukej në “qiellin e shtatë” pas këtij goli, ndërsa ka thënë se ndodhi ashtu siç ai e kishte ëndërruar.

“E kisha ëndërruar kështu, gol me këto ngjyra përballë publikut tonë. Një emocion që do të mbaj me vete përgjithmonë”, shkruante mbrojtësi i Kombëtares shqiptare.

Kumbulla është pjesë e listës së Sylvinho-s për dy ndeshjet e tetorit të Ligës së Kombeve ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos