Surprizë nga Anglia, Mauricio Pochettino largohet nga Chelsea

Nga Erald Kodhelaj
22 Maj 2024, 16:41 | Futboll

Surprizë nga Anglia, Mauricio Pochettino largohet nga Chelsea

Tashme është zyrtare! Mauricio Pochettino nuk është më trajneri i Chelsea. Tekniku  argjentinas përfundoi aventurën e tij tek Londinezët pas një viti të vështirë dhe me shumë luhatje.

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja zyrtare e klubit që njoftoi tifozët se dy palët kanë prishur marrëveshjen me konsensus ndërsa i uruar fat Pochettino-s në të ardhmen. Ende nuk dihet se kush do të jetë trajneri i ri i skuadrës.

Emrat e fundit që po qarkullojnë janë ai i Antonio Conte për atë që do të ishte një rikthim i bujshëm, si dhe Tomas Tuchel, i cili gjithashtu ka mbyllur kontratën me bavarezët.

Edhe këtë sezon, londinezët ishin shumë larg pritshmërive, e mbyllën në vendin e gjashtë duke mbetur jashtë Kupave të Europës në sezonin e ardhshëm.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos