Teuta ka marrë një fitore të madhe këtë të diel në ndeshjen e vlefshme për javën e 8 të Kategorisë Superiore, ku mundi 3-1 Tiranën.
Bardheblutë u treguan të pafuqishëm në takimin e zhvilluar në Durrës, ku vendasit shënuan me anë të Krujës, Torrajt dhe Nasr, ndërsa për Tiranën shënoi golin e vetëm Ismajli, shkruan A2.
Në ndeshjen e fundit të kësaj jave, atë të luajtur në Elbasan Arena, mes vendasve dhe Vllaznisë dhe nuk pati fitues, pasi sfida u mbyll në barazim pa gola.
Dy tifozëritë ultrase qëndruan gjatë gjithë kohës në të njëjtën tribunë, duke shfaqur marrëdhëniet e mira që kanë së bashku, ndërsa nuk munguan sharjet ndaj Tiranës. (A2 Televizion)