Klubi i Bayern Munchen ka njoftuar fansat e tij se është caktuar një datë e re për zhvillimin e ndeshjes me Union Berlin e cila u shty për shkak të reshjeve të borës.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, bavarezët shkruajnë se ndeshja e javës së 13 do të luhet më 24 janar 2024 në orën 20:30 në Allianz Arena.
“Ndeshja e shtyrë e FC Bayern, në Bundesliga, kundër Union Berlin është riorganizuar për të mërkurën, 24 janar 2024 në orën 20:30 në Allianz Arena. Ndeshja e 13-të ishte planifikuar fillimisht për t’u zhvilluar të shtunën e kaluar, por më pas u shty për shkak të sigurisë dhe kushteve të udhëtimit pas reshjeve të mëdha të borës në Mynih. Biletat për së shtunës mbeten të vlefshme për ndeshjen e riorganizuar”,- shkruhet në postimin e “bavarezëve”. (A2 Televizion)