U luajtën mbrëmjen e sotme 8 sfidat e Ligës së Kombeve ku spikat barazimi mes Ukrainës dhe Republikës Çeke, që lë gjithçka të hapur në grupin ku bën pjesë Kombëtarja.
Ndërkohë, fitore për ekipet e mëdha si Gjermania, Franca dhe Italia.
Gjermani mposhti 1-0 Holandën me golin e Leweling, Kolo Muani i dha fitoren Francës ndaj Belgjikës me dy gola, ndërsa Italia shkatërroi 4-1 Izraelin.
Fitore të rëndësishme në këtë mbrëmje arritën edhe Hungaria, Turqia, Suedia dhe Uellsi.
(A2 Televizion)