NOTAT/ Shqipëri luftarake në Tbilisi, ja kush ishte më i miri i kuqezinjve

Nga A2 CNN
14 Tetor 2024, 21:51 | Futboll

Grintë dhe shpirt luftarak. Ishin këto dy elementët që çuan djemtë kuqezi drejt një fitore historike, e para në përballjet me Gjeorgjinë, e që vlen tre pikë shumë të rëndësishme për ecurinë në Ligën e Kombeve.

Kristjan Asllani ishte heroi i Kombëtares, pasi me golin e shënuar në minutën e 48’ i siguroi Shqipërisë triumfin, por një paraqitje solide ka bërë në tërësi i gjithë ekipi.

NOTAT/ Shqipëri luftarake në Tbilisi, ja kush ishte më i miri i

“Sofascore” ka vendosur dhe vlerësimet për secilin prej lojtarëve, duke shpallur me notën 8.4, Kristjan Asllanin, si “Lojtarin e Ndeshjes”, shkruan A2.

Bie në sy fakti se të katër mbrojtësit e Shqipërisë janë vlerësuar me nota nga 7 e sipër, duke treguar armën më të fortë të Silvinjos në këtë sfidë të vështirë në Tbilisi, raporton A2.

NOTAT/ Shqipëri luftarake në Tbilisi, ja kush ishte më i miri i

Me 7.4, notë tepër pozitive është vlerësuar edhe Thomas Strakosha, i cili shpëtoi disa goditje vendimtare të gjeorgjianëve, përcjell A2.

Një tjetër lojtar që spikat me vlerëismin është sulmuesi Indrit Tuci. 24-vjeçari i Spartës së Pragës që asistoi golin e fitores ka marrë notën 7.1. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos