Nations League, Gjeorgjia vlerëson Shqipërinë, por kërkon vetëm tre pikë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2024, 13:09 | Futboll

Nations League, Gjeorgjia vlerëson Shqipërinë, por kërkon

Tekniku i Gjeorgjisë, Willy Sagnol, i thuri elozhe kuqezinjve në prag të sfidës së të hënës të vlefshme për Ligën e Kombeve, por tregoi se pret reagim sa më të shpejtë nga skuadra e tij.

“Duhet reagim i shpejtë pas humbjes me Ukrainën. Starti i asaj ndeshje ishte shumë i dobët. Skuadra u ndez vonë dhe kjo mendoj se ishte arsyeja e dështimit. Problemi ynë më i madh janë krahët, mendoj, dhe këtë e vura re që në ndeshjen me Republikën Çeke, shkruan A2.

Njerëzit mendojnë se e fituam atë takim thellë dhe nuk shfaqëm problematika, por nuk është ashtu. Kiteishvili është i gatshëm dhe do të luajë ndaj kombëtares shqiptare. Shpresoj ta nisim mirë takimin ndaj shqiptarëve ashtu siç bëmë ndaj çekëve. Mjafton të bëjmë mirë detyrat. Jemi po ajo skuadër që habiti Evropën pak muaj më parë,” u shpreh Willy Sagnol, trajner i kombëtares Gjeorgjiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos