Ka shpërthyer kaosi në në ndeshjen e Kupës së Kombeve të Afrikës mes Nigerisë dhe Libisë, pasi lojtarët nigerianë kanë mbetur të bllokuar në një aeroport në Libi, pa ushqim dhe pije.
Skuadra nigeriane, e cila arriti një fitore 1-0 në ndeshjen e parë ndaj Libisë në Nigeri, tani po përballet me një situatë të vështirë pas udhëtimit me charter në aeroportin Al-Abraq. Ky aeroport është rreth katër orë larg qytetit të Benghazit, ku duhet të zhvillohej ndeshja e kthimit, shkruan A2.
Lojtarët, përfshirë yllin e Leicester City-t, Wilfred Ndidi, kanë shprehur shqetësimin e tyre, duke akuzuar se po mbahen "peng". Kapiteni William Troost-Ekong publikoi një postim në X, duke shpjeguar se skuadra kishte kaluar më shumë se 12 orë në një aeroport të “braktisur”.
Për më tepër, nigerianët po konsiderojnë mundësinë e mosluajtjes së ndeshjes në shenjë proteste për atë që ata e quajnë trajtim të dobët nga organizatorët libianë. Kjo situatë ka nxitur një reagim të fuqishëm nga mediat dhe tifozët, duke theksuar nevojën për përmirësimin e kushteve për lojtarët gjatë ndeshjeve ndërkombëtare. (A2 Televizion)