Uzuni “shtegton” në Amerikë, Austin FC konfirmon blerjen e sulmuesit

Nga A2 CNN
24 Janar 2025, 20:14 | Futboll

Uzuni “shtegton” në Amerikë, Austin FC konfirmon blerjen e

Myrto Uzuni “shtegton” shumë larg. Nga liga e dytë spanjolle, ku ishte bomberi i Granadës, sulmuesin kuqezi do ta shohim tashmë në MLS amerikane, pasi është zyrtarizuar nënshkrimi me Austin FC në Teksas.

Lajmërimi për firmosjen e kontratës është bërë nga klubi amerikan në Facebook, nëpërmjet publikimit të një fotoje të futbollistit dhe një mesazh të shkurtër rreth tij.

“Myrto është i gjelbër. Mirëserdhe te ATX Myrto Uzuni”, shkruhet në postimin që i jep fund telenovelës së transferimit të sulmuesit nga Granada, ku ishte kthyer në çështje dy javët e fundit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Austin FC (@austinfc)

 

Uzuni kishte kaluar vizitat mjekësore që të martën, por për shkak të rregulloreve të MLS është dashur të pritet deri të premten për prezantimin e tij. Bomberi beratas i ka kushtuar Austin FC, 12 milionë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos