Vendoset e ardhmja e Brojës, gazetari i famshëm jep lajmin

Nga A2 CNN
8 Maj 2024, 08:29 | Futboll

Vendoset e ardhmja e Brojës, gazetari i famshëm jep lajmin

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë dhe kësaj radhe do të largohet përfundimisht nga “Blutë” e Londrës.

Ky lajm është dhënë nga gazetari i famshëm i merkatos së futbollit, Fabrizio Romano, i cili përmes rrjeteve sociale bën me dije se Broja do ta vazhdojë karrierën e tij në një tjetër klub.

Aktualisht, sulmuesi i Kombëtares ndodhet në formë huazimi te Fulham, ku minutat e aktivizimit i ka pasur me pikatore.

Për Brojën interes kanë shfaqur disa klube në Premier League, por edhe në kampionatet e tjera elitare të Europës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos