Ndeshje e fortë në letër është dhe ajo mes Vllaznisë dhe Lacit.
Shkodranët do të luajnë me formacionin më të mirë, pasi rikthehet dhe mbrojtësi i djathtë Geralb Ismajli ndërsa te kurbinasit kanë rikuperuar Klinti Qaton, që tani ka nisur stërvitjen me kurbinasit dhe duket se është gati për trajnerin Cungu.
Në anën tjetër Teuta udhëton në Korçë përballë Skënderbeut. Ekipi i Gvozdenovic kërkon të rikthehet sa më shpejt te fitorja ndërsa durrsakët t’i largohen sa më shpejt zonës së ftohtë. Të dyja ndeshjet do të luhen të shtunën në orën 18;00 (A2 Televizion)