Qyteti i Gjirokastrës ka mirëpritur Kampionatin e Parë Ballkanik të “Natyral Bodybuilding”.
Në këtë event sportiv garuan 27 sportistë nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, etj.
Pjesëmarrësit konkurruan për të fituar në 9 kategori të ndryshme të bodybuilding natyral si dhe fitnes.
Në këtë Kampionat Ballkanik nuk munguan edhe sportistet femra.
Tashmë ky sport ka krijuar një traditë të veçantë në qytetin e Gjirokastrës.Pjesëmarrësite Natyral Bodybuilding nuk përdorin steroide apo substanca ndihmëse për të patur një trup të bukur dhe sportiv. (A2 Televizion)