Nga vështirësitë te suksesi! Qitja, sporti që kërkon ringritjen dhe medalje ndërkombëtare

Nga Dea Kozma
22 Maj 2024, 16:39 | Sporte të tjera

Nga vështirësitë te suksesi! Qitja, sporti që kërkon

Për vite me radhë, qitja ka qenë një nga sportet që ka sjellë më shumë suksese për ngjyrat kuqezi. Edhe sot, ka akoma disa të pasionuar që e ndjekin këtë sport, stërviten çdo ditë dhe punojnë për të përfaqësuar Shqipërinë sa më mirë dhe në arenën europiane.

Dikur qitja është sporti me më shumë medalje në arenën ndërkombëtare. Sportistë të moshave të ndryshme që konkurronin në kampionate europianë dhe rrëmbenin vendin e parë apo të dytë. Sot që flasim, panorama në këtë sport është ndryshe. Qitja si shumë disiplina të tjera, është e harruar dhe ndodhet në një situatë të vështirë. 

Mungesa e investimeve, financimeve dhe infrastruktura jo në nivelin më të mirë, kanë bërë që prej vitesh qitja të jetë një sport i lënë pas dore. 

Pavarësisht situatës ku ndodhen, te sportisët e këtij sporti nuk mungon dëshira, talenti, pasioni apo stimuli për të ndjekur rrugën e rekordmenëve shqiptarë.

Situatën e vështirë që ky sport e pranon dhe presidenti i federatës së Qitjes, Stefan Rrufa, i cili përpos vështirësive tregon se ka besim se shumë shpejt ky sport do të lulëzojë sërish. 

Edhe pse janë shumë të paktë, qitjes nuk i mungojnë dhe talentet e vegjël të cilët e shohin këtë sport si një argëtim për të kaluar kohën e lirë. Anamaria Zoto është një prej tyre, pasioni që është trashëguar nga prindërit e saj të cilët gjithashtu kanë qenë qitës, ndërsa sot janë kthyer në trajnerët e saj.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos