Turi i Shqipërisë, 144 çiklistë pjesëmarrës nga 10 shtete

Nga A2 CNN
20 Maj 2024, 16:31 | Sporte të tjera

Turi i Shqipërisë, 144 çiklistë pjesëmarrës nga

Nga sheshi “Skënderbej në Tiranë, mesditën e kësaj të hëne ka nisur zyrtarisht edicioni i 81-të i Turit të Shqipërisë. “

Eventi më i madh çiklistik në vend do të zhvillohet në harkun e pesë ditëve, ku etapa e parë nga kryeqyteti e ka finishin në Korçë.

Në total pjesëmarrës janë 144 sportistë, të dhjetë shteteve të ndryshme. Nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut, për të vijuar me ballkanasit e Kroacisë, Greqisë, Serbisë dhe Bullgarisë, por edhe me çiklistë nga Austria, Gjibraltari dhe Holanda.

Gjithsej janë 13 ekipe në garë. Pas etapës së parë që përfundon në Korçë, etapat e tjera do të kalojnë në Elbasan, Vlorë, Llogora, teksa finishi i Turit të Shqipërisë do të jetë në Fier.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos