Stefan Pinguli: Qeveria, zero mbështetje prodhimit vendas, problem importi

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2023, 21:26 | Ekonomi
Stefan Pinguli: Qeveria, zero mbështetje prodhimit vendas, problem importi

Stefan Pinguli, anëtar i Shoqatës së Prodhuesve, i ftuar në “A2Business” me Aurora Sulçe foli në lidhje me problematikat kryesore me të cilat haset ky sektor, teksa përmendi faktin se ata nuk përballojnë dot prodhimin e huaj, që vjen nga importi.

Sipas Pingulit, qeveria nuk mendon për prodhimin vendas, ndërsa një tjetër problematikë përmendi edhe rritjen e kostove të prodhimit, e për pasojë edhe rritjen e çmimeve.

Ai shtoi gjithashtu se ky sektor nuk ka marrë asnjë lloj mbështetjeje nga qeveria dhe se të gjitha gjërat i kanë përballuar personalisht.

“Problemi ynë kryesor është fakti që ne sot nuk përballojmë dot prodhimin e juaj që vjen nga importi. Ky prodhim po asfikson prodhimin vendas. Për arsye që qeveria i ka krijuar kushte shumë të favorshme prodhimeve të importit vetëm që ti marrë ato taksat, akcizat dhe nuk mendon për prodhimin shqiptar.

Problematik tjetër është që kostot e prodhimit janë rritur në 30 për qind, jo vetëm prej lëndëve të para që iu marrim të importi, por edhe energjia elektrike dhe kostot e tjera të transportit, kanë bërë që kostot të rriten rreth 30 për qind.

Duke pasur parasysh që jemi detyruar që të rrisim edhe pagën minimale, kjo ka bërë që të përballemi në mënyrë të padrejtë me tregun. Ne nuk kemi marrë asnjë lloj ndihme nga qeveria, ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit, të gjitha gjërat i kemi përballuar personalisht”. (A2 Televizion)

Stefan Pinguli, anëtar i Shoqatës së Prodhuesve
https://a2news.com/2023/02/01/agalliu-qesharake-te-flitet-per-pagen-minimale-pa-ditur-minimumin-jetik/
https://a2news.com/2023/02/01/rritja-e-pages-minimale-dhe-kostoja-te-biznesi-xhafaj-ne-qender-te-vemendjes-shumica-e-qytetareve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos