Sulmi kibernetik, Apeli shfuqizon masën e “detyrimit për paraqitje" për 5 IT-të e DAP-it

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2022, 12:51 | Aktualitet
Sulmi kibernetik, Apeli shfuqizon masën e “detyrimit për

Gjykata e Apelit ka shfuqizuar masën e "detyrim për paraqitje" për pesë IT-të e DAP, të akuzuar për "shpërdorim detyre" lidhur me sulmin kibernetik ndaj sistemeve shtetërore.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë kishte caktuar për Altin Sallakun, Rudina Llagamin, Igli Lubonjën dhe Albi Gjekën masën e sigurisë, “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Por, pas ankimeve të bëra nga pesë punonjësit e DAP-it, tashmë vendimi është shfuqizuar nga gjyqtari Genti Shala.

Altin Sallaku kishte detyrat përgjegjës, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Rudina Llagami ishte Specialiste, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Igli Lubonja, Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike dhe Gjeka ishte specialist në Sektorin e IT-së në Departamentin e Administratës Publike dhe të pestë akuzohen për “shpërdorim detyre.” (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/20/u-demtuan-nga-sulmi-kibernetik-kreu-i-policise-turke-sjell-servera-ne-shqiperi/
https://a2news.com/video/hakerat-dhe-policia-sulmi-kibernetik-prek-serverin-e-te-dhenave-operative-te-policise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos