Takat e larta apo këpucët me majë? Gjenetika ka më pak rëndësi në sipërmarrje, por ende ka sfida

Nga A2 CNN
18 Mars 2023, 17:04 | Ekonomi
Takat e larta apo këpucët me majë? Gjenetika ka më pak

Me taka të larta apo me këpucë me majë, veshur me fustan apo kostum, gjenetika po ka përherë e më pak rëndësi në sipërmarrje. E njëjta po vlen edhe në Shqipëri.

 Ina Nanaj është njëra nga rreth 40 mijë gratë që sot kanë në dorë “timonin” e një biznesi. Megjithatë, me gjithë përmirësimin e klimës për të bërë biznes nga gratë, ka ende sfida për t’u kaluar, veçanërisht në nisje.

“Vështirësia e starti të biznesit është e vështirë për të gjithë. Te gratë më pas shumëfishohet për shkak të pozicionit të gruas në shoqëri”, shprehet sipërmarrësja.

Sipas Bankës Botërore në raportin për Gratë, Biznesin dhe Ligjin 2023 që e rendit Shqipërinë në vendin e 38 në listën me 190 shtete, gratë sipërmarrëse në vend kërcënohen veçanërisht nga sfidat e prindërimit dhe pensionet.

 “Prindërimi e pengon sepse në familje gruaja ka një peshë shumë të rëndësishme. Ajo duhet gjithashtu të garantojë edukimin e familje dhe kjo pengon në aktivitetin e tyre sipërmarrës shpesh”, shton Nanaj.

Raporti vlerëson gjithashtu se burokracitë në vend shpesh pengojnë iniciativat e grave në rrugën drejt biznesit.

“Vazhdojnë burokracitë, është e vërtetë. të qenit një sipërmarrëse grua, për shkak të konceptit dhe mentalitetit që ne hasim shpesh krijon pengesa”

Sipas një studimi nga revista Forbes, gratë sipërmarrëse vuajnë përgjithësisht nga financimi i kufizuar, pabarazia gjinore, mungesa e mbështetjes apo njohuritë e pamjaftueshme.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi