Për drejtoreshën ekzekutive të “Shoqatës Tregtare të Shqipërisë”, Mira Pogaçi, Bordi i Transparencës për karburantet duhet shpërndahet dhe të ketë të njëjtin fat si ai i ushqimeve i cili u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
Sipas Pogaçit, janë rrëzuar 3 arsyet që sollën ngritjet e këtyre bordeve dhe për këtë arsye duhet lejuar tregu që të caktojë çmimet.
“Pas rrëzimit të Bordit të Transparencës për Ushqimet, mendoj se e njëjta llogjikë duhet ndjekur dhe për Bordin e Karburanteve, pas mënyra se si u ngrit, duke iu referuar aktit normativ kishte tre arsye, 1) çmimet e dala jashtë kontrollit, 2) kishte të bënte me faktin nëse kishte sasi të mjaftueshme në vend për furnizimin dhe e treta me situatën e jashtëzakonshme. Tashmë këto 3 arsye kanë rënë dhe nuk duhet që ky bord të ekzistojë më”, tha Pogaçi. (A2 Televizion)