Bashkimi Evropian është i gatshëm të organizojë një takim të nivelit të lartë, mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksander Vuçiç, por sipas bllokut, për diçka të tillë duhen krijuar kushtet. Këtë e tha zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, i cili theksoi se gjeja më e rëndësishme tani, është që të zbuten tensionet dhe të ndërmerren hapa konkretë. (A2 Televizion)