Takimin në Zall Bastar, kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, e shfrytëzoi për të shpalosur programin e tij për fshatin. Në një takim me disa banorë të kësaj zone, Bejko përsëriti angazhimin e tij për ndërtimin e tregjeve për shitjen e produkteve vendase.
“Për ju s’do jetë shumë larg, të mos futeni në Trafikun e Tiranës, por edhe për qytetarët e Tiranës të mos dalin nga Tirana dhe të blejnë ushqimet tuaja, se nuk e bëjnë këtë gjë. Ne do t’u ofrojmë prodhimet tuaja të freskëta, bio qytetarëve të Tiranës me qëllim që ekonomia juaj shtëpiake të përmirësohet”.
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko
Sipas Bejkos, prioritet i Bashkisë së Tiranës nën drejtimin e Partisë Demokratike do të jetë edhe zhvillimi turizmit dhe premtoi taksa për ata që zhvillojnë turizmin malor.
“Zhvillimi i agroindustrisë, por edhe i turizmit malor do të jetë prioritet. Turizmi s’do ketë asnjë taksë për të gjithë periudhën që do zhvillohet. Do kemi edhe subvencione për nxitjen e zhvillimit të turizmit, sidomos turizmi i bujtinave, i aventurës e sporteve të ndryshme”.
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko
Kandidati i PD-së deklaroi se nëse ai zgjidhet në krye të bashkisë së Tiranës, do të heqë taksën e infrastrukturës shkollore.
“Paguhet si në fshat si në qytet, si nga ata që kanë fëmijë, si nga ata që s’kanë fëmijë në shkolla, ne do ta heqim këtë, sepse është e tepërt.”
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko
Bejko premtoi dhe reduktim me 50% të taksave të tjera vendore për sa i përket pastrimit. (A2 Televizion)