TAP përfundon në pjesën më të madhe, Yuri Kim: Shqipëria, pjesë e arkitekturës rajonale të energjisë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2020, 20:37 | Ekonomi
TAP përfundon në pjesën më të madhe, Yuri Kim:

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, e ka quajtur strategjikisht të rëndësishme, ndërtimin e TAP-it.

Përmes një postimi në Twitter, krydiplomatja amerikane thekson se kjo e bën Shqipërinë një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë.

“Kjo është strategjikisht e rëndësishme. TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë përmes Greqisë dhe Shqipërisë, duke e bërë Shqipërinë një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë. Diversifikimi i energjisë = zgjedhja = siguria = pavarësia.”, shkruan Yuri Kim.

Pas gati katër vjet e gjysmë që nga fillimi i ndërtimit, Gazsjellësi Trans Adriatik ka përfunduar në pjesën më të madhe.

Gazsjellësi Trans Adriatik është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, që transporton gaz natyror në Evropë nga fusha Shah Deniz II në Azerbajxhan.

Duke u lidhur me Gazsjellësin Trans Anatolian në kufirin Greko-Turk, TAP kalon Greqinë Veriore, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të dalë në breg në Italinë e Jugut për t'u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos