Tërmeti shkatërrues në Turqi, sizmologu Dushi: Nuk ka ndikim në territorin shqiptar

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 19:27 | Bota
Tërmeti shkatërrues në Turqi, sizmologu Dushi: Nuk ka ndikim

Tërmeti shkatërrimtar në jugperëndim të Turqisë dhe kufi me Sirinë vijon të jetë aktiv. Mbi 1 mijë  tërmete me përmasa të konsiderueshme janë regjistruar online nga rrjeti sizmologjik edhe në Shqipëri. Specialistët flasin për një thyerje tektonike në përmasa të mëdha e cila ka shkaktuar dy tërmete të fuqishëm me disa orë distancë.

Sizmologu Edmond Dushi deklaron se tërmeti i Turqisë dhe Sirisë nuk ka ndikuar në territorin e vendit tonë që për momentin nuk ka vatra aktive. Por gjithsesi kjo thyerje e konsiderueshme  tektonike do të ndikojë në relievin e rajonit të Mesdheut.

Turqia është një zonë me aktivitete të shtuar sizmik dhe një tërmet me të tilla përmasa është regjistruar 84 vite më parë ku kanë humbur jetën 32 mijë persona.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli