Testohet teknologjia, Celibashi: Procesi i sigurt, votimi elektronik i paidentifikueshëm

Nga A2 CNN
4 Maj 2023, 15:25 | Politikë
Testohet teknologjia, Celibashi: Procesi i sigurt, votimi elektronik i

Votimi dhe numërimi elektronik është një proces i sigurt për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Testimi i pajisjeve teknologjike kaloi provën me sukses, ndërsa akuzat publike ndaj pajisjeve, Ilirjan Celibashi, i konsideroi si spekulime politike.

“Garancia e plotë që ofrojnë këto pajisje në lidhje me fshehtësinë e votës. Nuk ka asnjë lloj mundësie, mënyre apo mekanizmi që dikush të verifikojë votën e dhënë nga një zgjedhës për subjekte të caktuara. Çdokush që thotë të kundërtën është thjesht një spekulant politik dhe kërkon të fitojë politikisht në raport me këtë çështje”, u shpreh Celibashi.

Vetë partitë politike e panë jo të nevojshme vëzhgimin e procesit. Socialistët nga ana e tyre kishin një merak tjetër, plotësimin e vendeve të komisionerëve të Alibeajt me staf të KQZ-së, pasi Partia Demokratike vijon të mos ketë depozituar anëtarët e KQV-ve. Por ky ngut i PS-së, u konsiderua i gabuar nga Celibashi.

“Nuk kemi pse ta fshehim që kanë interesa partitë politike. E kuptoj që ato parti që shtynë shumë në këtë proces kanë pikëvështrimin e tyre, por që në këndvështrimin tim është i gabuar. Ne zëvendësimin do ta bëjmë konform ligjit”, theksoi Komisioneri Shtetwror i Zgjedhjeve.

Për zgjedhjet e 14 majit teknologjia do të zbatohet në 401 qendra votimi në tri bashki të vendit, ku rezultati pritet të dalë brenda 30 minutave nga përfundimi i procesit.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu