Tregtonte celularë kontrabandë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2022, 16:15 | Kronikë
Tregtonte celularë kontrabandë, arrestohet 32-vjeçari në

Një 32-vjeçar është arrestuar nga efektivët e kryeqytetit pasi tregtonte telefonë celularë të kontrabanduar. Në operacionin policor të koduar "Phones 5" u arrestua 32-vjeçari me iniciale - B. K.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në pronësi të tij, në rrugën "Don Bosko", shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 36 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos