Turizmi në Kolonjë, Sheleguri po kthehet në destinacion për turistët

Nga A2 CNN
6 Gusht 2023, 16:28 | Sociale
Turizmi në Kolonjë, Sheleguri po kthehet në destinacion për

Sheleguri është një nga zonat natyrore më të bukura dhe më të vizituara të Kolonjës. Vetëm 10 minuta larg Leskovikut ndodhet fshati, i cili vitet e fundit po tërheq vëmendjen e shumë turistëve vendas dhe të huaj.

Mes gjelbërimit të pishave ndodhet rezervuari i Shelegurit, i cili shfrytëzohet mjaft mire për plazh por dhe për kanoe. Ndërsa bujtinat që i janë përshtatur zonës dhe natyrës presin e përcjellin gjithnjë e më shumë turistë.

Pushuesit që këto ditë kanë zgjedhur Shelegurin shprehen të kënaqur jo vetëm me bukuritë e zonës, por edhe për cilësinë e shërbimit dhe ushqimeve.

"Unë kam filluar ca ditë pushime, pushimet e mia me të bukura mu duken këtu në Shelegur. Qenka shumee miree, shumë pastër shumë bukur. Aq më mirë që ne shqiptarët anojmë nga çmimi, çmimet janë të favorshme për ne. Do kthehem përsëri.

"Unë vij nga Brazili, vendosëm të vizitojmë këtë vend të Shqipërisë, kemi ardhur prej 15 vitesh në Shqipëri por këtu natyra është fantastike, ushqimi, çmimet  njerëzit, e duam Shqipërinë. Kam 10 ditë në Shqipëri por ky është vendi më i bukur deri tani, gjëja e preferuar është gjumi, bëhet i qetë këtu, duket si magji."

"Vij nga Italia, kemi planifikuar një tur në Greqi por kaluam mee paree këtu. Ky është vendi më fantastik në Shqipëri, ne na pëlqen shumë, erdhëm thjesht për të parë por mikpritja e njerëzve na mbajti më tepër se aq."

Rruga që  lidh Ersekën me Leskovikun është në rikontruksion. Përfundimi i saj pritet të shtojë invetimet private por edhe turistët në këtë zonë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024