Turma pushton fushën, Patrick Vieira godet tifozin kundërshtar

Nga A2 CNN
20 Maj 2022, 14:34 | Futboll

Trajneri i Crystal Palace, Patrick Vieira, është në qendër të një hetimi të Federatës Angleze të Futbollit pasi u kap në kamera duke goditur me shqelm një tifoz të Everton, gjatë ndeshjes mes dy skuadrave të enjten në mbrëmje.

Tifozët e Everton pushtuan fushën e stadiumit të tyre pasi skuadra arriti të sigurojë mbijetesën në Premier League, duke mundur me përmbysje Crystal Palace 3-2.

Tifozi madje filmoi edhe veten duke abuzuar me trajneri i Palace, i cili fillimisht i tregon gishtin e mesit, e më pas e shqelmon duke e hedhur në tokë.

Mijëra vetë festuan si të çmendur duke zbritur në fushë pas ndeshjes që i siguroi skuadrës së drejtuar nga Frank Lampard qëndrimin në kategorinë e parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos