U dëmtua një javë më parë, nis puna për riparimin e Urës së Shtrezës në Kukës

Nga A2 CNN
11 Prill 2022, 11:49 | Aktualitet
U dëmtua një javë më parë, nis puna për riparimin

Pas më shumë se një jave bllokim, kanë filluar punimet për riparimin e urës së Shtrezës, në aksin rrugor Kukës-Shishtavec.

Ura u dëmtua si pasojë e rrëshqitjes së dherave pranë këmbëve të saj. Punimet po bëhen nga firma mirëmbajtëse e rrugës Kukës-Shishtavec dhe kanë të bëjnë me riparimin e pjesëve të dëmtuara të dy shpateve anësore të urës dhe përforcimin e saj deri në çeljen e fondit të emergjencës dhe rindërtimin dhe funksionimin e plotë të urës së Shtrezës.

Punimet pritet të zgjasin një javë për të bërë të mundur me pas lëvizjen e lirë të mjeteve.

Dëmtimi i kësaj ure solli vështirësi për banoret e tre fshatrave të cilët për të ardhur në Kukës duhej të ecnin në këmbë dhe të mbartnin vetë ushqimet dhe furnizimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos