All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ujdia për targat, Vuçiç: Fitore e vogël taktike në Bruksel, pritet presion edhe më i madh

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2022, 13:18 | Kosova
Ujdia për targat, Vuçiç: Fitore e vogël taktike në
All - Paragraf - 1

Një fitore të vogël taktike që do të çojë në presion edhe më të madh, e ka konsideruar presidenti serb Aleksandar Vuçiç, marrëveshjen e arritur një ditë më parë në Bruksel për çështjen e targave.

Në konferencën për media, Vuçiç tha se targat KM “do të mbeten dhe do të mbijetojnë” derisa negociatat janë duke vazhduar.

All - Paragraf - 3

Ai konfirmoi se nuk do të ketë targa të reja KM, ndërkohë që konfirmoi se përfaqësuesit serbë janë të gatshëm të kthehen në institucionet e Kosovës, pasi të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Për formimin e Asociacionit është rënë dakord me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, beson se komunat nuk mund të organizohen sipas parimeve etnike.

Presidenti i Serbisë shtoi se është e rëndësishme që në Bruksel është theksuar domosdoshmëria e përmbushjes së marrëveshjeve të mëparshme.

All - Paragraf - 6

Vuçiç përsëriti se Serbia nuk do ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, dhe se zyrtarët serbë nuk duan të diskutojnë për këtë. “Ne nuk e duam Kosovën në OKB dhe çfarë do të bëni atëherë, na bombardoni, na kërcënoni me sanksione”, tha ai, duke shtuar se Beogradi nuk është i interesuar për njohje reciproke me Prishtinën.

Një ditë më parë, më 23 nëntor, delegacionet e Serbisë dhe Kosovës arritën një marrëveshje për targat e lëshuara nga Serbia për qytetet e Kosovës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/24/kurti-per-targat-eshte-dakordim-jo-marreveshje-dokumenti-i-djeshem-nuk-u-ofrua-te-henen/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos