Veriu i Kosovës “shkon” në Britani, deputetët: Dhuna e orkestruar nga Beogradi

Nga A2 CNN
6 Qershor 2023, 16:36 | Kosova
Veriu i Kosovës “shkon” në Britani, deputetët: Dhuna

Deputetët britanikë kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Sekretari i Shtetit, Michael Gove iu përgjigj interesimeve të deputetëve në lidhje me angazhimet e Mbretërisë së Bashkuar për uljen e tensioneve, duke thënë se në veri nuk kishte protestues paqësorë.

Deputetët britanikë kanë kërkuar që shteti i tyre të dënojë edhe Beogradin që, sipas tyre, kërkon destabilizimin e Kosovës.

Pati edhe nga ata ligjvënës që theksuan rëndësinë e nisjes së një hetimi lidhur me përfshirjen e Serbisë dhe Rusisë në shpërthimin e krizës së fundit në veri të Kosovës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos