Partia Demokratike zyrtare kërkon interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, pasi duan shpjegime për deklaratën e tij që KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës. Kërkesa e dorëzuar në Kuvend mban firmën e deputetit, Kreshnik Çollaku, i cili në emër të Partisë Demokratike zyrtare do të kërkojë nga Rama shpjegime edhe për reagimet e tij lidhur me ngjarjet e 24 shtatorit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. (A2 Televizion)