Viti i ri shkollor nis rregullisht më 27 shtator, skenarët e tjerë varen nga pandemia

Nga A2 CNN
18 Shtator 2021, 14:16 | Aktualitet
Viti i ri shkollor nis rregullisht më 27 shtator, skenarët e

Pas dy javësh përsëritje dhe mësim plotësues, në 27 shtator fillon zyrtarisht shkolla. Ky është viti i dytë arsimor që mësimi mbahet në kushtet e pandemisë dhe me masa anti-Covid.

Drejtues të arismit parauniveristar thonë për A2 CNN se mënyra e zhvillimit të mësimit do të varet nga situata epidemiologjike. Shkollat do të vendosin për skenarin që do të aplikojnë në varësi të infektimeve nga koronavirusi.

“Në 27 shtator fillon viti shkollor, rregullisht. Për të gjitha shkollat janë dhënë udhëzimet për mundësinë e zhvillimit për të tre skenaret, në shkollë, i kombinuar apo vetëm online.”thtoë Zamira Gjini, drejtore e arsimit parauniversitar.

Për ekspertët e komitetit teknik shkollat duhet ti kthehen mësimit rregullisht por duke zbatuar të gjitha masat anti-Covid përfshi testimin dhe sinjalizimin për cdo rast te dyshuar me Covid-19.

"Mendoj që të jenë të hapura shkollat. Nqs do të lihen fëmijët e lirë, infeksioni nuk do të kontrollohet. Deri sa sistemi shëndetësor është në gjendje të përballojë nuk kemi pse të marrim masa drastike. Por nëse nuk zbatohen masat anti-COvid, testimi e sinjalizimi nuk kontrollohet vetë virusi dhe me nje roje në çdo person.", shprehet Skënder Brataj.

Ndërkohë drejtues të shkollave në kryeqytete dhe rrethe kanë deklaruar se në 27 shtator mësimi do të nisë rregullisht me orë 45 minutëshe.

Aplikimi I skenarëve të tjerë do të varet nga situata epidemiologjike. Ndërkaq mbi 65% e arsimtarëve rezutojnë të vaksinuar ndërsa të tjerët janë detyruar që brenda 30 shtatorit ta përmbyllin këtë proces.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024