Krijimi i një Agjencie për Mediat dhe Informimin është një ndër vendimet e para që u morën sot nga qeveria 'Rama 3'.
Kryeministri tha se kjo Agjenci është një model i suksesshëm në disa vende, duke përmendur Italinë dhe Gjermaninë, ndërsa theksoi se do të garantojë transparencë në lidhje me politikat, projektet apo problematikat që kanë të bëjnë me aktet e Këshillit të ministrave e institucioneve përbërëse të këtij këshilli.
Fëmijët e mjekëve e infermierëve që kanë humbur jetën nga COVID, do të marrin rrogën e prindit të tyre deri në moshën 18-vjeçare, ishte një tjetër vendim qw u njoftua sot nga kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhje së parë të qeverisë së re.
Po ashtu, Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për dy shqiptaret nga Kosova, fituese të medaljeve të arta në lojërat olimpike, “Tokio 2020”, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova. Rama tha se dy lojtaret do t’i bashkohen Forcave të Armatosura Shqiptare, një gjë që ato e kanë kërkuar edhe vetë. (A2 Televizion)