Vlora i "përcjell" dosjen SPAK-ut, i zgjedhuri i Himarës do dalë prapë për masë

Nga A2 CNN
16 Maj 2023, 16:35 | Kronikë
Vlora i "përcjell" dosjen SPAK-ut, i zgjedhuri i Himarës do

Pas kalimit të dosjes në SPAK, si prokurori kompetente, Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i prangosur dy ditë para se të votohej, do të përballet edhe njëherë me Gjykatën.

Sipas procedurës, brenda një afati prej 10 ditësh nga marrja në dorëzim të akteve të dosjes nga SPAK, Gjykata e Posaçme do të rivlerësojë masën e sigurisë “arrest në burg” dhënë ndaj tij të shtunën nga Gjykata e Vlorës.

Në këtë seancë, në varësi edhe të kërkimit të prokurorëve të posaçëm, gjykata çmon nëse Beleri do të vijojë të hetohet teksa rri në qeli, apo në një masë më të butë sigurie.

Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit u arrestua në minutat e para të 12 majit,  për akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje”.

Sipas prokurorisë së Vlorës, Beleri ka dhënë dhe premtuar shuma montare personave të ndryshëm duke me qëllim blerjen e votës.

Akuza ndaj tij u mbështet në disa filmime dhe përgjime mes tij dhe një të infiltruari, të cilit iu premtuan 400 mijë lekë të vjetër për 8 vota.

Avokati i Belerit pretendoi se akuzat ndaj klientit të tij janë të montuara dhe të motivuara politikisht.

Bashkë me Belerin, Gjykata e Vlorës la në qeli si bashkëpunëtor të tij edhe Pandeli Kokaveshin, seanca ndaj të cilit u zhvillua në ambientet e QSUT në Tiranë, ku u dërguar pas arrestimit për shkak të shfaqjes së problemeve shëndetësore me zemrën.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/15/akuzat-e-ashpra-te-greqise-per-belerin-rama-do-u-ktheje-pergjigje-pasi-te-mbyllin-zgjedhjet/
https://a2news.com/2023/05/15/fitoi-himaren-nga-qelia-beleri-fitoi-demokracia-mirenjohes-per-ata-qe-treguan-burreri/
https://a2news.com/2023/05/15/shpresoj-qe-ceshtja-beleri-te-zgjidhet-ne-gjykate-glover-jemi-te-interesuar-te-shohim-se-cfare-do-te-ndodhe/

A2 CNN Livestream

Latest Videos