Volejboll, Tirana eliminon Erzenin dhe gjen Partizanin në finalet e titullit

Nga A2 CNN
11 Prill 2023, 11:59 | Sporte të tjera
Volejboll, Tirana eliminon Erzenin dhe gjen Partizanin në finalet e

Tirana është finalistja e dytë e kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj. Kampionët në fuqi të rrjetës në vend triumfuan edhe në gjysmëfinalen e tretë përballë Erzenit, finalistëve të edicionit të kaluar, duke krijuar në këtë mënyrë mundësinë për të mbrojtur titullin.

Pas humbjes 3-2 të gjysmëfinales së parë, Tirana e Arben Sakos bëri kthesën në kryeqytet duke fituar pastër 3-0 e më pas kompletoi përmbysjen në Shijak, atje ku skuadra vendase mbështetej nga tifozeria e shumtë. Epërsia e kampionëve ishte e dukshme dhe këtë e tregojnë edhe setet e përballjes së të hënës (30-28, 16-25, 18-25 dhe 15-25).

Tashmë, në finalet e titullit, Tirana gjen Partizanin që mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë, në një derbi të ndezur si asnjëherë më parë. Finalet e titullit nisin këtë të shtunë, në pallatin e sportit “Asllan Rusi” dhe vijojnë çdo tri ditë, ndërsa kampion shpallet skuadra që do të fitojë tri ndeshjet e para. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos