Vrasja e tifozit grek, shtyhet ndeshja AEK-Dinamo Zagreb

Nga A2 CNN
8 Gusht 2023, 11:24 | Futboll
Vrasja e tifozit grek, shtyhet ndeshja AEK-Dinamo Zagreb

Është shtyrë zyrtarisht ndeshja mes AEK-ut të Athinës dhe Dinamos së Zagrebit, e vlefshme për turin e tretë eliminator të Champions League.

Vendimi për shtyrjen e ndeshjes erdhi pas dhunës së paprecedentë mbrëmjen e së hënës në kryeqytetin grek mes tifozerive të dy ekipeve, ku për pasojë humbi jetën një mbështetës i AEK, i cili u qëllua disa herë me thikë.

Si pasojë e përleshjeve në Athinë u plagosën dhe 8 persona të tjerë, ndërkohë që të arrestuarit nga të dyja palët janë mbi 100.

Polemika kanë shpërthyer mëngjesin e sotëm në Greqi për incidentet pasi tifozët kroatë, ndonëse të ndaluar për të udhëtuar drejt Athinës, kanë kaluar për qindra kilometra të organizuar me makina dhe autobusë dhe nuk janë ndaluar për asnjë moment nga policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos