Pamje të frikshme nga palestra, momenti kur babait të tre fëmijëve i bie pajisja 330 kilogramëshe në qafë

Nga A2 CNN
8 Gusht 2023, 10:14 | Futboll

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një palestër në Brazil, ku një 42-vjeçar është goditur nga një pajisje që mbante shtangat në qafë, duke e paralizuar atë menjëherë. Sipas mjekëve, mundësia që ai të ecë përsëri është vetëm 1%.

Regilânio da Silva, 42 vjeç, sapo kishte bërë një pushim midis stërvitjeve të tij dhe ishte ulur në stol kur një pajisje me peshë 330 kg i ra në qafë në një palestër në Juazeiro do Norte, Ceará.

Tre burra shihen duke hequr me shpejtësi levën nga shpina e da Silvës dhe duke sinjalizuar për ndihmë, ndërsa ai qëndron i ulur në stol.

Babai i tre fëmijëve, Da Silva iu nënshtrua katër orë operacionit urgjent për të stabilizuar qafën e tij. Nga përditësimi i fundit mjekësor, rezultoi se gjendja e tij ishte stabile, por ai nuk ka lëvizshmëri në këmbë.

Motra e tij, Maria das Dores, deklaroi se ai ka lëvizshmëri në duart e tij. Neurokirurgu Dr. José Correia tha se shanset që ai të mund të ecë përsëri janë shumë të pakta.

Sipas drejtuesve të palestrës, pajisja është blerë rreth dy muaj më parë dhe ishte në gjendje të shkëlqyer. Familja e da Silvës tha se miqtë e tij dhe palestra ndanë koston prej 7000 dollarësh të operacionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos