Policia e qarkut të Vlorës ka nisur një operacion të gjerë në disa zona, ku dyshohet se vijon fenomeni i kultivimit të bimëve narkotike.
Sipas të dhënave paraprake, një parcelë e madhe me rreth 300 rrënjë kanabis sativa është zbuluar në Selenicë.
Aktualisht, janë disa persona të ndaluar që dyshohen si kultivues, ndërkohë që aksioni i policisë së Vlorës vijon ende. (A2 Televizion)